“Tartufi” vjen nga Gjilani në Tiranë, çfarë ka të veçantë shfaqja e shkruar nga Molieri në skenën e teatrit shqiptar

E shkruar nga Molieri dhe me regji të Qendrim Rijanit, kjo shfaqje është një udhëtim në botën e humorit e hipokrizësë. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, aktorja Autita Agushi dhe drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi, kanë treguar se çfarë e bën të veçantë “Tartufin” shqiptar nga shfaqjet e realizuara në botë. Ata kanë theksuar në veçantë se nuk ka elemente religjoni, pasi vjen si një dramë e zhveshur nga ky aspekt nga regjisori Rijani l. “’Tartufi’ është komedia më e luajtur në botë e Molierit. Është vepër klasike, por fatkeqësisht përmbajtja e saj është aktuale dhe në ditët e sotme. Për të kënaqur pasionet tona ne shkatërrojmë dhe familjen. Shtëpia është ajo që ne duhet të jetë vendi më i sigurt dhe të kemi frikë të kthehemi në familjen tonë. Prandaj zgjodhëm këtë shfaqje deklaroi Zymberi. Ne e kemi ruajtur substancën e shfaqjes, e kemi shkurtuar se është shumë e gjatë. Logjika e shfaqjes në tërësi është ruajtur”, tha Aurita. Shfaqja pati një numër të jashtëzakonshëm shikuesish dhe është pritur jashtëzakonisht mirë!

informohu rreth teatrit

Të ngjashme

‘a.y.l.a.n’ rikthehet në programin e Majit

Sërish në skenën tonë, një shfaqje që prek zemrat dhe mendjet! Me kënaqësi njoftojmë rikthimin e shfaqjes së suksesshme ‘a.y.l.a.n’ në Teatrin e Gjilanit. Më 9 maj, në Ditën e Evropes, përjetojmë emocionet e një drame që rrethon refugjatët në Evropë …

“Tartufi” vjen nga Gjilani në Tiranë.

Shfaqjet teatrale ofrojnë një pasqyrë të thellë të shoqërisë dhe përvojën njerëzore në një mënyrë unike. Ato na provokojnë, na bëjnë të mendojmë, dhe të reflektojmë mbi botën në mënyra që librat, filmat ose televizioni nuk mund të bëjnë.

Pse duhet të vijmë në teatër?

Shfaqjet teatrale ofrojnë një pasqyrë të thellë të shoqërisë dhe përvojën njerëzore në një mënyrë unike. Ato na provokojnë, na bëjnë të mendojmë, dhe të reflektojmë mbi botën në mënyra që librat, filmat ose televizioni nuk mund të bëjnë. Duke përqafuar emocionet e vërteta, të gjalla dhe situatat komplekse, teatri na bën të ndjehemi …

Teatri i gjilanit

Reportuari i shfaqjeve