Për ne

Një copë historiku

Shfaqja e parë e Teatrit të Gjilanit është shfaqja “Vllazëri e Interes” e Kristo Floqit, në vitin 1944. Deri ne vitin 1966, në saje të entuziazmit, përkushtimit, këmbënguljes dhe veprimit energjik, në repertoarin e këtij Teatri u përfshinë shumica e dramave dhe komedive të autorëve kosovar por edhe të autorëve jashtë Kosovës. Në fillimin e viteve të 70-ta, me ardhjen e Muharrem Shahiqit nga Teatri i Kombësive në Shkup dhe angazhimin profesional te Fetah Mehmetit, u dhanë impulse të fuqishme dhe u vunë themelet e teatrit profesionist. Teatri i Gjilanit, de facto u shëndrrua në institucion profesionist, ndonëse strukturat e pushtetit nuk ia jepnin këtë status zyrtar. Përpjekja e parë serioze e realizuar me aktorë profesionistë në Gjilan është shfaqja “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në regji të Fetah Mehmetit (1976). Kjo shfaqje ishte pjesëmarrëse në Festivalit e Kullës në Vojvodinë dhe në Trebinje të B. e H., të cilët kishin karakter federativ. Gjatë kësaj kohe, Teatri i Gjilanit është prezentuar në festivale të ndryshme teatrore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar në ish Jugosllavi, duke u shpërblyer me çmime të ndryshme artistike. Vitet e 90-ta ishin vitet më të rëndat për Teatrin e Gjilanit dhe jo vetëm. Në këtë kohë, pas masave të dhunshme dhe pas rrënimit institucional, ekzistenca e tij u pamundësua sepse aktorët dhe personeli tjetër shqiptar u dëbuan nga puna. Në vitin 2001, Teatri i Gjilanit e fitoi statusin e teatrit profesionist. Prej këtij viti, Teatri ka krijuar ansamblin, ka rinovuar ndërtesën ka konsiliduar repertoarin me shfaqje e punë profesionale.

Pjestarët e 

Ansamblit

Teatri i Gjilanit udhëhiqet aktualisht nga Drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni z. Erson Zymberi, dhe nga Këshilli Drejtues i Teatrit të Gjilanit me kryesues, doajenin z. Sabedin Shahiqi. Është teatër i qytetit dhe financohet nga Komuna e Gjilanit dhe Ministria për Kulturë Rini dhe Sporte.

Alban Shahiqi

Avni Shkodra

Emine Toska

Ernest Zymberi

Gani Rrahmani

Mejreme Berisha

Safete Mustafa Baftiu

Tringa Hasani

Stafi teknik dhe administrativë

Bekim Korça / skenograf
Ekrem Sopi / organizator
Florim Gagica / mjeshtër toni
Alban Limoni / mjeshtër toni
Fatmir Halili / mjeshtër i dritave
Leudita Hyseni / garderobiere
Kledia Kurtalani / garderobiere

Minivere Fejzullahu / grimere
Suad Berisha /
rekuiziter
Mejdi Hoti
/ shef i teknikëve
Haki Aliu / teknik skene
Fehmi Hoti / teknik skene
Myrvete Baftiu / shërbimi i pastrimit

fjalë rasti nga

Drejtori Erson Zymberi

Teatri i Gjilanit, bashkë me gjithë historinë e vetë krijuese artistike e kapacitetet menaxhuese e repertoareske ka arritur të prekë, shpërfaqë, përgjigjet, pyes, hulumtojë, eksperimentojë, ndihmojë, zhvillojë, plotësojë e kontribuojë në zhvillimin e teatrit shqiptar e atij botëror përmes organizimeve, eventeve, festivaleve e shfaqjeve të tij ndër vite. Dashuria e magjia që të ofron ky teatër bashkë me aktorët e jashtëzakonshëm e stafin e mrekullueshëm teknik e administrativ është e papërshkrueshme. Puna jonë bashkë me sfidat e sukseseet ndër vite do të ishte e pamundur pa dashurinë pa kusht të publikut tone të zjarrtë dhe duartrokitjeve të zjarrta të tyre. Ne (teatri) eksiztojmë për ju. Për shoqërinë. Për popullin.

Teatri i gjilanit

Reportuari i shfaqjeve