Regjisori Erson Zymberi sjell premierën e “Nënës”, duke përmbyllur trilogjinë e
Florian Zellerit

Në Teatrin e Gjilanit sonte mbahet premiera e shfaqjes “Nëna”, bazuar në veprën e dramaturgut francez Florian Zeller.

Me këtë produksion, Zymberi përmbyll trilogjinë e njohur të dramave familjare të Zellerit, pas realizimit të “Djalit” në Teatrin e Gjilanit dhe “Babait” në Teatrin Kombëtar Eksperimental në Tiranë. Ky projekt shënon përfundimin e një cikli artistik që gjatë viteve të fundit ka eksploruar marrëdhëniet familjare përmes dramaturgjisë së një prej autorëve më të rëndësishëm bashkëkohorë.

“Nëna” është një dramë psikologjike që trajton vetminë, kujtesën, dashurinë dhe shpërbërjen e marrëdhënieve familjare, përmes një gjuhe skenike bashkëkohore që e vendos publikun në qendër të përjetimit.

Aktorë: Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani dhe Tringa Hasani.

Premiera e shfaqjes mbahet sonte, më 25 qershor, në ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit.

Shfaqja është projekt artistik nga Bekim Korça dhe përkrahet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës.

informohu rreth teatrit

Të ngjashme

Premiera e shfaqjes “C.O.D.A” në Teatrin e Gjilanit

Teatri i Gjilanit ka kënaqësinë të njoftojë premierën e shfaqjes “C.O.D.A” (Child of Deaf Adults), me koncept dhe regji të Erson Zymberit, e cila do të jepet më 4 qershor 2026, në ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit.

Orari i Qershorit

Muaji qershor sjell një repertor të pasur në skenën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, me dy premiera dhe rikthime të suksesshme që kanë lënë gjurmë tek publiku ynë. Ky program përmban vepra që trajtojnë temat më aktuale të shoqërisë sonë – nga realiteti politik, tek bota virtuale …

Pse duhet të vijmë në teatër?

Shfaqjet teatrale ofrojnë një pasqyrë të thellë të shoqërisë dhe përvojën njerëzore në një mënyrë unike. Ato na provokojnë, na bëjnë të mendojmë, dhe të reflektojmë mbi botën në mënyra që librat, filmat ose televizioni nuk mund të bëjnë. Duke përqafuar emocionet e vërteta, të gjalla …

Teatri i gjilanit

Reportuari i shfaqjeve