Premiera e shfaqjes “C.O.D.A” në Teatrin e Gjilanit

Teatri i Gjilanit ka kënaqësinë të njoftojë premierën e shfaqjes “C.O.D.A” (Child of Deaf Adults), me koncept dhe regji të Erson Zymberit, e cila do të jepet më 4 qershor 2026, në ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit.

“C.O.D.A” trajton jetën e fëmijëve të prindërve të shurdhër – njerëz që rriten mes dy botëve, asaj të zhurmshme dhe asaj të heshtjes. Përmes një rrëfimi intim dhe thellësisht njerëzor, shfaqja eksploron sfidat, përgjegjësitë, dashurinë familjare dhe kërkimin e identitetit të atyre që shpesh bëhen ura lidhëse ndërmjet dy realiteteve.

E bazuar në histori dhe përvoja reale, “C.O.D.A” sjell në skenë një reflektim mbi komunikimin, përkatësinë dhe të drejtën për t’u dëgjuar, duke i dhënë zë një komuniteti që rrallëherë është përfaqësuar në teatër.

Në shfaqje luajnë Ernest Zymberi, Tringa Hasani, Kimete Haziri, ndërsa interprete e gjuhës së shenjave është Havushe Islami

Ekipi artistik përbëhet nga:

* Regjia: Erson Zymberi
* Skenografia: Bekim Korça
* Dizajni i dritave: Burim Baftiu
* Kostumografia: Leudita Hyseni

“C.O.D.A” është një projekt artistik individual nga Erson Zymberi, pëkrahur nga Ministria e Kulturës, që fton publikun të shohë, dëgjojë dhe ndiejë përtej fjalëve.

Ju mirëpresim në premierë.

informohu rreth teatrit

Të ngjashme

Premiera e shfaqjes “C.O.D.A” në Teatrin e Gjilanit

Teatri i Gjilanit ka kënaqësinë të njoftojë premierën e shfaqjes “C.O.D.A” (Child of Deaf Adults), me koncept dhe regji të Erson Zymberit, e cila do të jepet më 4 qershor 2026, në ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit.

Orari i Qershorit

Muaji qershor sjell një repertor të pasur në skenën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, me dy premiera dhe rikthime të suksesshme që kanë lënë gjurmë tek publiku ynë. Ky program përmban vepra që trajtojnë temat më aktuale të shoqërisë sonë – nga realiteti politik, tek bota virtuale …

Pse duhet të vijmë në teatër?

Shfaqjet teatrale ofrojnë një pasqyrë të thellë të shoqërisë dhe përvojën njerëzore në një mënyrë unike. Ato na provokojnë, na bëjnë të mendojmë, dhe të reflektojmë mbi botën në mënyra që librat, filmat ose televizioni nuk mund të bëjnë. Duke përqafuar emocionet e vërteta, të gjalla …

Teatri i gjilanit

Reportuari i shfaqjeve