Premiera e re e regjisorit Erson Zymberi

Dija dhe Vesa, dy gra të ndara nga realitete të ndryshme, por të lidhura nga e njëjta barrë e padukshme: depresioni pas lindjes.
Përmes tyre zbërthehet një histori që nuk është thjesht personale, por një klithmë kolektive.

Teatri magjik i fëmijëve

Teatri Magjik i Fëmijëve është një vend i mrekullueshëm ku magjia bëhet realitet për audiencën e vogël.Personazhet e tyre të preferuar shkojnë përtej skenës dhe shkrihen në një botë fantastike për të përjetuar emocionet dhe mrekullinë. Çdo përformance është një udhëtim magjik për fëmijët dhe të rriturit që i bashkohen aventurës.

"a.y.l.a.n"
shfaqja e çmimeve

Shfaqja teatrore “A.Y.L.A.N.” ka shënuar një triumf të jashtëzakonshëm në botën e artit. Me një regji tërheqëse dhe interpretim të shkëlqyer nga aktorë të talentuar, ajo ka shkëlqyer në skenat vendore e europiane duke fituar një sërë çmimesh të rëndësishme.

Gjilan

Teatër
Publik

Shfaqja e parë e Teatrit të Gjilanit është shfaqja “Vllazëri e Interes” e Kristo Floqit, në vitin 1944. Deri ne vitin 1966, në saje të entuziazmit, përkushtimit, këmbënguljes dhe veprimit energjik, në repertoarin e këtij Teatri u përfshinë shumica e dramave dhe komedive të autorëve kosovar por edhe të autorëve jashtë Kosovës. Në fillimin e viteve të 70-ta, me ardhjen e Muharrem Shahiqit nga Teatri i Kombësive në Shkup dhe angazhimin profesional te Fetah Mehmetit, u dhanë impulse të fuqishme dhe u vunë themelet e teatrit profesionist. Teatri i Gjilanit, de facto u shëndrrua në institucion profesionist, ndonëse strukturat e pushtetit nuk ia jepnin këtë status zyrtar.

Orari i shfaqjeve

Për muajin Qershor

DITA JEM

shfaqje cirku me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Shfaqje mysafire nga ANAMOUR

1 qershor ora: 11:00

“LYRA FEST”

me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Festivali i këngës për fëmijë

1 qershor, ora: 19:00

“C.O.D.A”

projekt individual

koncepti dhe regjia : Erson Zymberi

4 qershor, ora: 20:00

GJINKALLAT DHE MILINGONAT

Teatri Magjik i Fëmijëve

nga : Sonila Kadiani
regjisor : Shkelzen Berisha

5 qershor ora: 20:00

“LIQENI I MJELLMAVE”

Shfaqje baleti për fëmijë

koreografia Naski Ahmeti

9 qershor, ora: 20:00

“E VËRTETA

nga: Florian Zeller
regjisor : Agon Myftari

10 qershor, ora: 20:00

“GËNJESHTRA”

Mysafir në Festivalin e Çairit – Shkup

nga: Florian Zeller,
regjia: Ekrem Sopi

16 qershor ora: 20:00

PREMIERË

“NËNA

nga: Florian Zeller
regjia: Erson Zymberi

25 qershor ora: 20:00

informohu rreth teatrit

Lajmet e fundit

Premiera e shfaqjes “C.O.D.A” në Teatrin e Gjilanit

Teatri i Gjilanit ka kënaqësinë të njoftojë premierën e shfaqjes “C.O.D.A” (Child of Deaf Adults), me koncept dhe regji të Erson Zymberit, e cila do të jepet më 4 qershor 2026, në ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit.

Orari i Qershorit

Muaji qershor sjell një repertor të pasur në skenën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, me dy premiera dhe rikthime të suksesshme që kanë lënë gjurmë tek publiku ynë. Ky program përmban vepra që trajtojnë temat më aktuale të shoqërisë sonë – nga realiteti politik, tek bota virtuale …

Pse duhet të vijmë në teatër?

Shfaqjet teatrale ofrojnë një pasqyrë të thellë të shoqërisë dhe përvojën njerëzore në një mënyrë unike. Ato na provokojnë, na bëjnë të mendojmë, dhe të reflektojmë mbi botën në mënyra që librat, filmat ose televizioni nuk mund të bëjnë. Duke përqafuar emocionet e vërteta, të gjalla …

Teatri i gjilanit

Reportuari i shfaqjeve