Tringa Hasani

Tringa Hasani ka lindur në Gjilan, ku edhe kreu shkollimin fillor e të mesëm. Studimet për aktrim i përfundoi në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në klasën e prof. Shkumbin Istrefi (2014). Që nga viti 2016 u punësua si aktore rezidente e ansamblit të Teatrit të Gjilanit. Rolin e parë në Teatrin e Gjilanit e interpretoi në shfaqjen “Zonja me maskë”. Në këtë shfaqje, në Festivalin e Dramaturgjisë Kombëtare “Talia e Flakës”, u vlerësua me çmimin “Aktorja me perspektivë”. Pastaj, në Teatrin e Gjilanit, interpretoi role në shfaqjet: “Mbledhje n’Parlament”, “Jetë me qira”, “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, “Im atë e donte Adolfin”, “Një natë në hotel”,“I vetëm në banesë”, “Shfaqja që shkon keq” (me rolin e saj në këtë shfaqje është shpërblyer si “aktorja më e mirë në rol dytësor” në Festivalin e Teatrove në Mitrovicë dhë poashtu në Festivalin e Teatrove Shqiptare në Dibër”), “Vrapo pas gruas tëndë” (e shpallur si aktorja më e mirë e festivalit në Festivalin “Ditët e Komedisë” – Preshevë), “Erdhi Godoja”, “a.y.l.a.n”, etj.  Aktualisht, është aktore e ansamblit rezident të Teatrit të Gjilanit.

Teatri i gjilanit

Reportuari i shfaqjeve