Safete Mustafa Baftiu
U lind në Gjilan, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme. Studimet për aktrim i ka mbaruar Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane (2007). Në vitin 2008 punësohet në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, si aktore e ansamblit resident. Disa prej shumë shfaqjeve të saj janë: “Miza në vesh”, me regji të Atdhe Gashit (2000), “Kopshti i vishnjeve”, regjia Kiço Londo (2007), “Kopshti me dallëndyshë”, regjia: Fatmir Hyseni, “Sakat nga Inishmani”, regjia: Ilir Bokshi, “Orkestra e titanikut”, regjia: Ben Apolloni (me rolin në këtë shfaqje e shpërblyer në Festivalin e Teatrove në Ferizaj), “Teatri në Pazar” regjia Muharrem Sylejmani (me rolin në këtë shfaqje është shpërblyer në Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe “Flaka e Janarit), “UN Inspektori”, regjia: Fatos Berisha, “UFO-t”, regjia: Erson Zymberi. Në vitin 2010, nga Komuna e Gjilanit shpërblehet si aktorja më e dalluar e vitit. Aktualisht, është aktore e ansamblit rezident të Teatrit të Gjilanit.
