Premiera e re e regjisorit Erson Zymberi më 25 dhjetor

E mërkurë, 25 dhjetor | ora 20:00, n’Teatrin e Gjilanit vjen premiera e shfaqjes “𝗝𝗮𝗺 𝘂𝗻𝗲̈ 𝗮𝗷𝗼” nga 𝙑𝙖𝙡𝙢𝙞𝙧𝙖 𝙏𝙝𝙖𝙦𝙞 𝙙𝙝𝙚 𝘿𝙞𝙩𝙪𝙧𝙞 𝙉𝙚𝙯𝙞𝙧𝙖𝙟, 𝙧𝙚𝙜𝙟𝙞𝙨𝙤𝙧 𝙀𝙧𝙨𝙤𝙣 𝙕𝙮𝙢𝙗𝙚𝙧𝙞

Aktorë: 𝙎𝙚𝙢𝙞𝙧𝙖 𝙇𝙖𝙩𝙞𝙛𝙞, 𝙏𝙧𝙞𝙣𝙜𝙖 𝙃𝙖𝙨𝙖𝙣𝙞

Skenografia: 𝘽𝙚𝙠𝙞𝙢 𝙆𝙤𝙧𝙘̧𝙖, Kostumografe: 𝙉𝙟𝙤𝙢𝙚̈𝙯𝙖 𝙇𝙪𝙘𝙞, Koreografia: 𝙂𝙟𝙚𝙧𝙜𝙟 𝙋𝙧𝙚𝙫𝙖𝙯𝙞 Kompozitor: 𝙏𝙤𝙢𝙤𝙧 𝙆𝙪𝙘̧𝙞, Dizajner i ndriçimit: 𝘽𝙪𝙧𝙞𝙢 𝘽𝙖𝙛𝙩𝙞𝙪

Për shfaqjen:
Dija dhe Vesa, dy gra të ndara nga realitete të ndryshme, por të lidhura nga e njëjta barrë e padukshme: depresioni pas lindjes. Përmes tyre zbërthehet një histori që nuk është thjesht personale, por një klithmë kolektive. Në errësirën e brendshme ku përzihen ndjenja faji dhe paaftësie, ato ballafaqohen me një botë që u refuzon të drejtën për të qenë të thyeshme. Shfaqja eksploron një plagë sociale që fshihet pas buzëqeshjeve të rreme dhe pritshmërive të pashpirt. Në një sistem ku “nënat janë heroinat e heshtura,” ky rrëfim i guximshëm nuk pyet për leje – ai sfidon tabutë dhe i detyron të gjithë të shohin atë që duan të injorojnë.

𝑆ℎ𝑓𝑎𝑞𝑗𝑎 𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑗𝑒𝑘𝑡 𝑖𝑛𝑑𝑖𝑣𝑖𝑑𝑢𝑎𝑙 𝑛𝑔𝑎 𝑉𝑎𝑙𝑚𝑖𝑟𝑎 𝑇ℎ𝑎𝑞𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑟𝑎ℎ𝑒𝑡 𝑛𝑔𝑎 𝑀𝑖𝑛𝑖𝑠𝑡𝑟𝑖𝑎 𝑒 𝐾𝑢𝑙𝑡𝑢𝑟𝑒̈𝑠, 𝐾𝑜𝑚𝑢𝑛𝑎 𝑒 𝑃𝑟𝑖𝑠ℎ𝑡𝑖𝑛𝑒̈𝑠 𝑑ℎ𝑒 𝐾𝑜𝑠𝑚𝑜𝑛𝑡𝑒 𝐹𝑜𝑜𝑑.

Ju mirëpresim!

informohu rreth teatrit

Të ngjashme

Orari i Marsit

Muaji mars risjell një repertor të qëndrueshëm në Teatrin e Gjilanit, me shfaqjet më të dashura të publikut. Nga magjia e Meri Popins për më të vegjlit, te drama e Djalit, komedia e zezë e Togerit nga Inishmori, shfaqjen mysafire nga Teatri i Prizrenit “Deni dhe Deti i thellë i kaltër”, e deri te …

Premiera e re e regjisorit Erson Zymberi

Dija dhe Vesa, dy gra të ndara nga realitete të ndryshme, por të lidhura nga e njëjta barrë e padukshme: depresioni pas lindjes. Përmes tyre zbërthehet një histori që nuk është thjesht personale, por një klithmë kolektive.

Pse duhet të vijmë në teatër?

Shfaqjet teatrale ofrojnë një pasqyrë të thellë të shoqërisë dhe përvojën njerëzore në një mënyrë unike. Ato na provokojnë, na bëjnë të mendojmë, dhe të reflektojmë mbi botën në mënyra që librat, filmat ose televizioni nuk mund të bëjnë. Duke përqafuar emocionet e vërteta, të gjalla …

Teatri i gjilanit

Reportuari i shfaqjeve