Emine Toska

Emine Toska, ka lindur në Gjilan, më 1972, ku edhe kreu shkollimin fillor dhe atë të mesëm, për t’u regjistruar më pas në Fakultetin e Arteve – dega e aktrimit, në klasën e Faruk Begollit, ku u diplomua më 1997. Ndërkaq me shfaqjen “Bora e Kuqe” mori titullin “Master” te prof. Fadil Hysaj.

Emine Toska, në Teatrin e Gjilanit, interpretoi role të shumta, si në shfaqjet: “Bileta e llotarisë”, inskenuar nga Ruzhdi Mehmeti; “Logu i gjarpinjve”, inskenuar nga Ruzhdi Mehmeti;“Një natë në hotel”, nga Muharrem Sylejmani; “Ditëlindja”; “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, inskenim i Milto Kutalit; “Mon Liku”; “Anonimi i Venedikut”; “Darka publike”; “Im atë e donte Adolfin”;“Ligatina”, “Mos e prek…”Sfinga e gjallë”, inskenim i Ekrem Sopit; “Magjistari nga Oxa”; “Lulja” (shfaqje për fëmijë); “I vetëm në banesë. Emine Toska interpretoi edhe shumë role në teatrot e Prishtinës, si në Teatrin Kombëtar e atë Dodona, në Teatrin e Gjakovës e gjetiu, si dhe në një sërë serialesh e telenovelash televizive dhe videoprojekte. Ajo u laurua me një sërë mirënjohjesh, vlerësimesh e çmimesh, ndër të cilat, çmimi për rolin më të mirë të aktores në “Festivalin e Dramës Shqipe “Talia e Flakës”, në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit”, e po me këtë çmim u laurua në Festivalin e Dramës Shqipe në Dibër, që të dy rastet më 2017.

Teatri i gjilanit

Reportuari i shfaqjeve