Alban Shahiqi

Ka lindur në Gjilan, ku edhe kreu shkollimin fillor e atë mesëm. Studimet për aktrim i përfundoi në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Që nga viti 1999, nisi punën profesionale në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. Disa nga shfaqjet e shumta të tij janë: “ Verorja”, “Titaniku shqiptar”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” “Pacienti”, “Miza në vesh”, “Romeo e Zhulieta”, “As parë as njohur”, “Të huajt”, “ Të droguarit”, “Tre shokët”, “Revolja”, “Koloneli Zog”, Sfinga e gjallë”, “Hajnat nuk vijnë gjithmonë për të keq”, “Mbledhja n’Parlament”, “Home and Hurt” në bashkëpunim të Teatrit të Gjilanit me “Theatre Falle” -Basel,”Jetë me Qira “, “ Vdekja aksidentale e nje anarkistit”, “ Im atë e donte Adolfin”, “ Një natë në hotel”, “I vetëm në banesë”, “Shfaqja që shkon keq”, “Vrapo pas gruas tënde”, “a.y.l.a.n”, etj.

Aktualisht, është aktor i ansamblit rezident të Teatrit të Gjilanit.

Teatri i gjilanit

Reportuari i shfaqjeve