Gani Rrahmani

Gani Rrahmani ka lindur në Prishtinë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Gjilan. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve, dega e aktrimit në klasën e prof.Ilire Vinca, pranë Universitetit të Prishtinës në vitin 2012. Nga viti 2016 është pjesë e Ansamblit Rezident në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. Disa nga shfaqjet e tij të luajtura në Teatrin e Gjilanit janë:  “Jetë me qera” nga Refet Abazi, regjisor Ekrem Sopi, “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, nga Dario Fo, regjisor: Erson Zymberi, “Im at donte Adolfin” autor: Mehmet Kraja, regjisor: Ilir Bokshi, “Një natë në hotel” autor: Muharrem Shahiqi, regjisor: Bashkim Ramadani, “Shfaqja qe shkon keq” sipas Henry Shields,Jonathan Sayer,Henry Leëis regjisor:Ilir Bokshi, “Erdhi Godoja” nga Daniel Curzon, regjia: Shkelzen Berisha, “a.y.l.a.n” nga Jeton Neziraj, regjia:Blerta Neziraj, etj.

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës luajti në shfaqjet: “Njeriu që mungonte” nga Zymber Kelmendi, regjisor: Isa Qosja, “Gjashtë personazhe kerkojnë autorin” nga Luigi Pirandello, regjisor: Orhan Kërkezi, “Udhëtimi” nga Raymond Queneau, regjisore: Ilire Vinca, “Rebelët” nga Edna Mazya, regjisor:Bujar Luma, “Invisible Walls” prodhim i Teatrit ODA dhe pjesëmarrëse në Festivalin Oerol në Terschelling, Holandë dhe në Festivalin Fringe në Edinburgh të Skocisë. Gani Rrahmani ka luajtur edhe në film si: “Kodi i jetës” nga Ekrem Kryeziu, “Tisa” nga Valter Lucaj, “Zibidi” nga Nart Zeqiraj. Me disa nga rolet e tij është shpërblyer si “aktori më i mirë në rol dytësor” (Festivali i Teatrove në Ferizaj dhe poashtu në Fetsivalin e Dramës Shqipe “Flaka e Janarit” në Gjilan) si dhe aktori më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Studentëve “Skena UP”. Aktualisht është aktor rezident i Teatrit të Gjilanit.

Teatri i gjilanit

Reportuari i shfaqjeve