Ernest Zymberi
Ka lindur në Gjilan, ku kreu arsimimin parauniversitar, ndërkaq studimet universitare, Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës, dega e aktrimit, i kreu në periudhën 2004-2007; ndërsa mori titullin “Master” në degën e aktrimit, në Fakultetin e Arteve, në periudhën 2010-2013. Në Teatrin e Gjilanit, u punësua si aktor resident në vitin 2008. Deri tash, disa nga rolet në shfaqjet e shumta të tij janë në Teatrin e Gjilanit janë: “Kumbara”, “Ditëlindja”, “Orkestra e Titanikut”, “Sex, rrena e pata të egra”, “Sakati nga Inishmani”, “Sfinga e gjallë”, “UN Inspektori”, “Frankeshtajni”, “Hajnat nuk vijnë gjithmonë për të keq”, “UFO-t”, “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, “Im atë e donte Adolfin”, “Evropë, qite n’veti” (Stand Up Comedy), “Një natë në hotel”, “Kosovo for Dummies”, “Shfaqja që shkon keq”, “Vrapo pas gruas tënde”, “a.y.l.a.n”, “Viganët”, “Tartufi”, etj.
Shfaqjet jashtë Teatrit të Gjilanit janë: “Ana dhe Zefi” – Teatri Kombëtar i Kosovës, “Barktupani” – Teatri ODA”, “Kopshti me dallëndyshe” – Teatri ODA, “Ëndrra e një nate vere” – Teatri ODA, “Gjithçka 1.5” – Teatri ODA, etj.
Ernest Zymberi realizoi edhe projekte filmike në televizionet tona: “Ëindoës XP” nga Ujkan Hysaj, “Për ata” nga Burim Baftiu, “Kosova-o” (Serial televiziv, Klan Kosova), “Ama dorën” nga Ismet Sijarina, “Në mes të kufijve” nga Arben Kastrati, në serialin televiz “O, sa mirë…” (Digitalb).
Aktualisht, është aktor i ansamblit rezident të Teatrit të Gjilanit.
