Avni Shkodra

Ka lindur në Gjilan ku përfundoi edhe shkollën fillore dhe atë të mesme. Studimet për aktrim i mbaroi në Akamdeminë e Arteve në Prishtinë. Roli i parë tij në këtë teatër ishte ai i vitit 2003, në shfaqjen “Vegullia”. Është aktiv në Teatrin e Gjilanit që nga përfundimi i studimeve ndërsa si aktor rezident i Teatrit të Gjilanit është që nga viti 2008, ku interpretoi rolet në shfaqjet: “Ligatina”, “Hamleti”, “Revolja”, “Mos e prek”, “Trokitja, “Darka publike”, “Koloneli Zog”, Sakati nga Inishmami, “Sfinga e gjallë”, “UN Inspektori”, “Me t’keshme kundër stresit”, “Fundi i lojës”, “Mbledhje në parlament, “Vizita në Basel/ vizita në Gjilan”, “Jetë me qira”, “Vdekja aksidentale e një anarkisti”, “Një natë në hotel”, “Erdhi Godoja”, “Shfaqja që shkon keq”. Avni Shkodra është edhe autor i tekstit “I vetëm në banesë”, i cili është inskenuar në Teatrin e Gjilanit në vitin 2018. Avni Shkodra është shpërblyer edhe me çmime si aktori më i për rol dytësor në Festivalin e Teatrovë në Ferizaj dhe në Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe “Flaka e Janarit”.

Aktualisht, është aktor i ansamblit rezident të Teatrit të Gjilanit.

Teatri i gjilanit

Reportuari i shfaqjeve